Kumbaro uron Voltana Ademin: Punë të mbarë e të përbashkët në rrugën e Kulturës

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka falënderuar kandidaten e të majtes Keti Bazhdarin për modelin e ri të fushatës dhe kandidaten e të djathës Voltana Ademi për zgjedhjen në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Kumbaro shkruan uron Ademin, ndërsa është drejtë zyrtarizimit edhe rezultati përfundimtar për Qarkun e Shkodrës.
“Dua të falenderoj Keti Bazhdarin për modelin e ri të fushatës duke e përkthyer politikën në gjuhën e qytetarisë shkodrane dhe për idetë e shkëlqyera që gjithmonë do t’i shërbejnë Qytetit ndonëse këtë radhë nuk arritën të bashkojnë shumicën e shkodranëve”. Duke uruar Ademin për zgjedhjen si kryetare të Bashkisë së Shkodrës, dua të uroj Voltana Ademin për fitoren dhe ta falënderoj që bashkë me Ketin treguan se Shkodrës nuk i mungon shpresa, se Shkodra di të përballet me tjetrin duke e respektuar dhe jo duke e fyer, se Shkodra di të ndërtojë dhe jo të përjashtojë. 
Dy zonjat vendosën një standard emancipues që rrallë ndonjë burrë ka dit me ia dhanë Shkodrës më parë. Ky është modeli i zonjave që konkurrojnë me aftësitë e tyre dhe jo thjesht se u hapet një vend në kuotat gjinore. Dua sinqerisht t’i uroj Voltanës, kryetares së re të Bashkisë së Shkodrës, mirëseardhjen në projektet tona të përbashkëta, sidomos në dy projektet madhore: Muzeu Marubi që tashmë ka filluar ndërtimin dhe Teatrin Migjeni restaurimi i të cilit po pret nënshkrimin e Voltanës. Punë të mbarë të përbashkët në rrugën e Kulturës”, shkruan Kumbaro.
Sigal