Jemi mësuar shpesh me kronika arrestimesh, ku burrat akuzohen për dhunë ndaj grave. Por ky është një rast tjetër pasi këtë herë është arrestuar një grua me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.
Bëhet fjalë për arrestimin e një gruaje 53 vjeç, e cila ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshortin. Bukurije Muça, banuese në Tiranë sipas policisë ka dhunuar bashkëshortin B.H., 63-vjeç.