Kryetare e LSI Durrës, Kontjana Kuçi ka evidentuar treguesit kryesorë që e kanë çuar shëndetësinë në kolaps.
Kuçi thekson : Shëndetësia jo vetëm që nuk është falas por në kolaps total.Numri i të infektuarve dhe vdekjeve në shtim, më i madh se në kulmin e pandemisë.
-“3 jetë të humbura vetëm në orët e fundit në Spitalin Rajonal të Durrësit.
-Pacientë që hidhen nga dritaret e spitaleve.
-Asnjë buxhet shtesë i alokuar për të përballuar pandeminë dhe për sistemin shëndetësor por vetëm miliona euro që shkojnë për tendera dhe PPP-të e oligarkëve të “Rilindjes.”

-Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se është shtuar me 8% më shumë numri i shqiptarëve që janë varfëruar edhe më tej për shkak të shpenzimeve shëndetësore duke i paguar shpenzimet nga xhepi i tyre.

-Është shtuar me 12% më shumë numri i familjeve që përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore.

-Një pjesë e madhe e stafit mjekësor në karantinë e shumë bluza të bardha kanë humbur edhe jetën.

-Shqipëria vendi me numrin më të ulët të testimeve në kontinent, ndërkohë me numrin më të madh të PPP-ve.

-Spitalet dhe qendrat shëndetësore nuk kanë as sapun e jo më tamponë apo pajisje mbrojtëse.

-Në vend që të shtojë testimet dhe të investojë më shumë në sistemin shëndetësor, të shtojë stafin mjekësor e madje të angazhojë edhe mjekët dhe infermierët jo aktiv, vendos orarin qesharak 22:00 – 06:00 për ndalimin e lëvizjes dhe zhvillimin e aktiviteteve.

-Kjo qeveri nuk ka patur e nuk ka asnjë strategji për menaxhimin e pandemisë.

-Kjo qeveri ka dështuar dhe me dështimin e saj ka rrezikuar jetën e shqiptarëve; rrënuar ekonominë e vendit; dhe ka zhvatur shqiptarët në ditët e tyre më të vështira.”