Ish ministri i Brendshëm Shqiptar Demiraj: Minishengeni i Vuçiç dhe tradhëtia e turpit me emrin Rama

Ish ministri i Brendshëm Shqiptar, Dritan Demiraj ka reaguar kundrejt akuzave të formuluara  me ndihmën e ish administratës së  Slobodan Milosheviç, për penalizimin e padrejte të luftës çlirimtare dhe heronjve të Dardanisë.Demiraj cilëson konferencën e Ramës me  informacionit e Milosheviçit, Vuçiç një turp.
“Të nderuar bashkëkombas!Nderkohe qe kater komandante te larte te UÇK po perballen me akuzat më absurde qe mund te formulohen kunder tyre, akuza qe jane formuluar me ndihmen e ish administrates se kryekriminelit te luftes Slobodan Milosheviç, per penalizimin e padrejte te luftes çlirimtare dhe heronjve te Dardanise, kryeministri i Shqiperise Edi Rama dje beri nje konference per shtyp me ish ministrin e informacionit te Milosheviçit, Vuçiç per turpin e turpit te turpit qe quhet “Minishengeni Ballkanik”.
Te nderuar bashkekombas dhe patriote Shqiptare kudo qe ndodheni!
Jeni deshmitare te tradhetise me te madhe dhe te hapur qe Edi Rama po i ben interesave te Kombit.
Nderkohe qe pritej si kudo ne gjithe boten e qyteteruar, qe i gjithe faktori Shqiptar ne Ballkan te pergjigjej si nje “trup” i vetem kunder akuzave absurde te Hages, per te abandonuar publikisht ish ministrin e informacionit te Milosheviçit, Vuçiç, ne menyre te paturpshme, tinzare dhe antikombetare, Edi Rama eshte i shqetesuar per daljen ne Adriatik të ekonomisë serbe (minishengeni Ballkanik qe i sherben vetem Serbise).
Edi Rama!
Duhet te jesh shume i shqetesuar per mberritjen ne Shtepine e Bardhe te Presidentit proshqiptar Joe Biden, sepse shume shpejt drejtesia kombetare dhe nderkombetare e drejtuar nga administrata e ardhshme Biden do te te hedhe ne koshin e plehrave te historise, ne fakt atje ku e meriton plotesisht.”
Sigal