Kryeprokurori i Antimafias italiane: “Mafiet ballkanike përbëjnë rrezik”

493
Sigal

Kryeprokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho deklaroi dje në një konferencë në Brindizi të Italisë, me fokus luftën kundër krimit të organizuar në Rajon se “Mafiet ballkanike përbëjnë një rrezik”, Në këtë veprimtari ishin të pranishëm autoritetet më të larta policore të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve Shqipëria dhe Kosova, kanë marrë pjesë. Gjatë fjalës së tij, Prokurori i Përgjithshëm i antimafies italiane vuri theksin në “rëndësinë që merr bashkimi i informacionit, shkëmbimi, e komunikimi me shpejtësi i tij në luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit”. “Duhet të jemi më të shpejtë se kriminelët”, tha ai, “ e duhet të përmirësojmë bashkëpunimin e autoriteteve policore e gjyqësore mes vendeve.”, shkruan antimafiaduemila.com. “Mafiet ballkanike përbëjnë një rrezik, pasi përfaqësojnë mafiet të reja të huaja që janë të pranishme në territorin tonë e në disa territore të Komunitetit Evropian. E ky fakt përcakton për ta një transferim më të shpejtë të lëndëve narkotike, të armëve e një konsumim më të lartë të krimeve si trafiku i qenieve njerëzore, shfrytëzim i tyre deri në skllavëri”., janë fjalët e De Raho-s. Sipas kreut të Antimafias Italiane, “është e qartë se shkëmbimi i informacionit të privon në zotërim e tyre, por është e rëndësishëm të mos ndihemi zotër të të dhënave qe ne kemi, tha ai, por të kuptojmë se bashkimi i një informacioni me një informacion tjetër do të na lejoj një njohje më të gjerë e një efikasitet më të lartë në luftën kundër krimit të organizuar.”