Kryeopozitari Lulzim Basha: Anulimi i zgjedhjeve në 30 qershor është një hap i vogël përpara. Largimi i Ramës është i panegociueshëm

406
Sigal

Basha: Anulimi i 30 Qershorit, një hap i vogël përpara. Largimi i Ramës është i pa negociueshëm!

Në emrin tuaj dua të siguroj këdo, mik e aleat që na dëgjon sot për zotimin tonë të parë, ditën e parë të kësaj beteje, më 16 shkurt, se ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se parimet, vlerat e normat e standardet e Evropës demokratike, se normat e standardet e SHBA-ve. Ne kërkojmë liri, demokraci, sundim të ligjit, ndarje dhe balancim të pushteteve. Por nuk do të pranojmë asgjë më pak. Me këtë vetëdije jemi mbledhur tash 4 muaj, në këtë manifestim kombëtar force e vizioni, në këtë fuqi shpirtërore të papërballueshme. Me këtë fuqi do të vazhdojmë betejën tonë, orë e minutë, natë e ditë, sepse ora e fitores po afron. Rruga e daljes nga kjo krizë e thellë politike nuk ka as pse të shpiket, as pse të klonohet. Nuk ka dhe nuk do të devijohet as nga propaganda e paguar me dhjetëra milionë të drogës.