Kryeministri Rama takim me Kreun e Kuvendit Meta, në fokus reforma në drejtësi

433
Sigal

Takimi i nisur rreth orës 13:00 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta është mbyllur rreth orës 15:00.
Ndryshe nga takimet e mëparshme, Rama dhe Meta preferuan të dalin të dy bashkë para medias për të informuar në lidhje me temën e bisedës që zgjati më shumë se 2 orë në rezidencën qeveritare: Ajo ishte reforma në drejtësi
Rama e nisi me batutë për gazetarët fjalën e tij: “Më vjen keq që keni pritur kaq gjatë por nuk ndihem fajtor se nuk ju lajmëroi njeri. Por dëshira dhe pasioni për punën ka dhe kosto”
Më pas shtoi: Bëmë një takim për të diskutuar për një sërë çështjes, që është mbyllja e nëj viti dhe fillon një vit i ri. Një ndër objektivat kryesore është çuarja përpara e reformave në drejtësi. Ndamë kënaqësinë që trenit të reformës iu bashkua dhe PD. Jam i kënaqur se kaluan shumë kohë që të ndajnë trenin por i hipën. Duhet të finalizojmë këtë proces duke shfrytëzuar dhe rekomandimet e Venecias. Të gjithë së bashku të marrim përgjegjësinë që ti japim vendin reformën e shumë pritur prej shumë vitesh.
Ilir Meta: Duhet vlerësuar puna e madhe. Do falenderoj dhe ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë. Do të falenderoj dhe angazhimin e Komisionit të Venecias.
Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të rëndësishme. Uroj që në 2016 të jetojmë një vend më të sigurtë dhe në një shtet sa më ligjor”