Kryeministri Rama përgatit operacionin “Fshesa” në administratën publike kundër kundërshtarëve politikë

467
Sigal

Fushata elektorale e zgjedhjeve vendore po afron dhe mazhoranca, përgatit edhe elektoratin e saj. Një nga “ëmbëlsirat” që qeveria përgatit për përkrahësit e saj, janë edhe punësimet në administratën publike. Sipas denoncimeve të PD-së në 2013-n administrata publike ishte 97.000 nëpunës, ndërsa dot ajo është “rritur” në 112.000 nëpunës. Por edhe kjo rritje 15.000 nëpunës nuk është e mjaftueshme për të kënaqur elektoratin socialist. Kryeministri Rama dje paralajmëroi se qeveria ka përgatitur një paketë me masa ndëshkimore për punonjësit që shkelin rregullat. Nëse e deshifrojmë këtë pohim të kryeministrit, masa ndëshkimore, për përjashtim nga puna, do të jepen ndaj atyre nëpunësve të administratës publike, të cilët konsiderohen si kundërshtarë politikë dhe nuk vlerësohen si votues potencialë të Rilindjes. Jo më kot, kryeministri kërkon që “Tepsinë” ta ketë të gjithë Rilindja Socialiste. “Tepsia” është gjithë administrata publike të mbushet me militantë partie, me votues potencialë të Rilindjes në zgjedhjet, që mund të jenë të afërme, parlamentare dhe lokale. Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar në kuadër të programit të Bashkëqeverisjes për “Shqipëria që duam”, tha se administrata ka ende zona të errëta dhe gri, duke iu referuar shkeljeve, abuzimeve dhe neglizhencës. Kryeministri paralajmëroi se qeveria ka përgatitur një paketë me masa ndëshkimore për punonjësit që shkelin rregullat. ‘Në administratë ka përmirësime edhe pse ashtu si kundër e ka nënvizuar me forcë edhe zëvendës kryeministri në mbledhjet e qeverisë ka ende zona gri dhe madje edhe zona të errëta në administratë. Ka ende drejtues dhe punonjës që nuk janë në lartësinë e duhur dhe ne po përgatitemi për një paketë të re masash ndëshkimore për të gjithë ata të cilët fshihen pas neneve të ligjit të shërbimit civil apo fshihen pas njëri-tjetrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë ambicien tonë për administratën që duam’, tha kryeministri Rama.