Kryeministri Rama/ Nga pritja në Luksemburg: Bekim për ne si shtet që aspirojmë integrmin, që e kemi BE-në pranë vetes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Luksemburgu: Është bekim që kemi BE-në pranë vetes sonë

Kreu i qeverisë takon Presidenten e BEI edhe anëtarë të komunitetit shqiptar

Është një bekim për ne që kemi BE-në pranë vetes sonë. Po flas për këtë plan të rritjes që është përtej të zakonshmes, sepse çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtetet anëtare. Ka qenë gjithçka ose asgjë.

NOA

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite zyrtare në Luksemburg ishte të enjten pjesë e një paneli diskutimi me temë  “Rruga drejt zgjerimit”, ku u fol edhe mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama nuk e fshehu zhgënjimin fillestar që kishte ndaj BE që më pas kaloi me sukses. “Më është dashur të kaloj një traumë të madhe me BE-në, ata këmbëngulnin që na donin, por nuk ishin gati të flisnin. Është sikur të duash të martohesh dhe pala tjetër të thotë s’dua të të flas! Është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar tashmë; kemi çelur bisedimet në këtë epokë jam i prirur ta lavdoj se sa ta fajësoj BE. Por tani në këtë periudhë kemi çelur bisedimet e anëtarësimit dhe në këtë epokë post- traumatike jam shumë më tepër i prirur  ta lavdëroj BE-në sesa ta fajësoj.” Ndër të tjera Rama tha: “Është një bekim për ne që kemi BE-në pranë vetes sonë. Po flas për këtë plan të rritjes që është përtej të zakonshmes, sepse çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtetet anëtare. Ka qenë gjithçka ose asgjë. Nëse e doje këtë martesë do të duhet të duroje kohën e gjatë të pritjes ndërkohë nuk kishe asgjë, apo gjëra të vogla. Më kujtohet kur i tregova Ursulas dhe të tjerëve faktet, të dhënat dhe kontributet për frymë të BE-së për anëtarët e vet dhe në rajonin tonë, që 4300 për vit ndërkohë që kontributi për frymë i BE në rajon shtë 1138 euro” , theksoi Rama. Duke vlerësuar planin e rritjes së BE-së, Rama theksoi se, “plani i ri i rritjes është hapje e jashtëzakonshme për ta parë të ardhmen në një mënyrë ndryshe, qoftë nga ana e BE dhe nga ana jonë. Në kuadrin e BERZH dhe të Bankës Evropiane, ka diçka të rëndësishme, që duhet të përdorim, që nuk janë paratë, por dija. Shpresoj se do të marrim më shumë sa i takon dijeve për rritjen graduale të investimeve për inovacionin, apo instrumente, që janë katalizatorë, sepse këtu mungojnë mjaft kapacitete”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri takon Presidenten e Bankës Evropiane të Investimeve 

Ndërsa ndodhej në Luksemburg kryeministri Edi Rama pati një takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calvino. Lidhur me këtë takim Rama tha: “Në Bankën Europiane të Investimeve për të rritur mbështetjen financiare e teknike ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si edhe në panelin e organizuar nga BEI për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor”, tha Rama mbi këtë takim.

Kryeministri Rama takon anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg: Jeni aset për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama është takuar në Luksemburg me anëtarë të komunitetit shqiptar. Kreu i qeverisë deklaroi se komunitetet shqiptare të integruar në vende të ndryshme të botës, janë asete të çmuara. “Kënaqësi e posaçme bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin. Është me interes të veçantë të dëgjoj e mësoj sa mundem në këto raste. Ju i përkisni një pjese shumë cilësore të shqiptarëve në emigracion. Duke pasur parasysh sferat e veprimtarisë ekonomike të këtij vendi, jeni asete për këtë vend dhe s’ka se si të mos jeni aset i çmuar për vetë Shqipërinë”, -tha Rama.