Kryeministri Rama: Masat e sigurisë më 6 dhjetor nuk negociohen, s’do jemi mburojë për Taulant Ballën, kush ka prova t’i sjellë

118
Sigal

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, si rrallë herë kryeministri Edi Rama tha se qeveria edhe këtë vit do të japë 5 mijë lekë të reja për pensionistët, 11 mijë lekë të reja për familjet në nevojë dhe pensionistët në invaliditet. Duke nisur nga viti që vjen, numri një i qeverisë, Rama tha se qeveria do të ndihmojë në janar nënat me 3 fëmijë, të cilave do t’ju paguajë siguracionet shoqërore sikur janë në punë. Sa i përket Taulant Ballës, kur shefi i Qeverisë u pyet për akuzat të cilat rëndojnë mbi kryetarin e grupit Parlamentar të PS, ai deklaroi se nuk merret me spekulimet, por nëse ka fakte akuzuesit duhet t’i paraqesin. Ndërsa ka shtuar se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë “Unë i besoj fakteve, nuk merrem me thashetheme dhe spekulime. Mbi të gjitha unë i ruhem gjysmë e vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Nëse kanë fakte, i takon akuzuesve që t’i sjellin ato”- tha Rama. Kryeministri u pyet nga gazetarët për nismën Open Balkan dhe mënyrën sesi është interpretuar në Malin e Zi. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se ajo është 100% në përputhje të plotë me Bashkimin Europian dhe pjellë e procesit të Berlinit. Sipas kryeministrit, masat e sigurisë në 6 Dhjetor nuk vendosen nga Shqipëria, por nga institucionet e tjera ndërkombëtare“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit, që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon,” -u shpreh Rama. Kryeministri priti në takim Presidentin gjerman, i cili ndodhet në vizitë dyditore në Shqipëri.