Kryeministri Rama: Mars-qershor, qeveria humb më shumë se gjysëm miliard euro

405
Sigal

Për shkak të luftës kundër koronavirusit parashikohet që qeveria shqiptare të humbasë më shumë se gjysëm miliard euro, deklaroi kryeministri Rama, ndërsa shtoi se pavarsisht se ekonomia është goditur, nuk do ti kthehet kurrizi askujt.

“Kjo qeveri ka humbur si pasojë e kësaj lufte 1oo milionë euro në muajin mars, 170 milionë në muajin prill, dhe me gjasë do të humbasë po kaq në muajin maj, dhe pak a shumë 100 milionë në muajin qershor , ky është pak a shumë parashikimi, që është më shumë se gjysëm miliard euro.

Nuk po iu them se për shkak të këtyre humbjeve do t’iu kthejmë kurrizin, por ne do të bëjmë gjithçka, por po ju kthejë në vemendje që në këtë shtëpinë tonë të madhe të ardhurat janë goditur”.

Kryeministri Rama deklaroi se të shtunën  në portalin e-albania do të publikohet blloku i dytë i bizneseve që do të rihapen nga 27 prilli.

“Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga ora 05:00-17:30 apo me turne sipas natyrës së punës të gjithë ata që nga nëser paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjithë administratorët, të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv përbërës të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara. Por edhe të mësojnë se cilat janë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave. Javën e ardhshme duhet të përgatiten për tu hapur nga e hëna e 27 prillit të gjitha kategoritë e tjera që do të publikohen si blloku i dytë i hapjes në faqen e e-Albania po nesër”.