“Kryeministri i katundit mediatik je ti vetë”, Rama i kthehet komentuesit: Unë nuk…

544
Pas ofendimeve që i bëri gazetarëve pak ditë më parë, kur u pyet në lidhje me çështjen ‘Tahiri’, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në profilin e tij në ‘Facebook’ se do jetë i ftuar në emisionin e Arian Çanit, ‘Zonë e lirë’.

Por qytetarët kanë komentuar duke i thënë Ramës se kryeministri i katundit mediatik është vetë ai dhe se ai që shan pasqyron vetveten, ndërsa kreu i ekzekutivit nuk ia ka ‘përtuar’ me përgjigjen.

Komentuesi:
Mos harro se kryeministri i katundit mediatik je vete ti,dhe sipas ligjit te shkak-pasoje ai qe shan pasqyron vetveten,kujtove naltegjatesia jote se do beje qef sic bere ne bashki,ke harruar se pushtetet ne nje vend demokratik jane te ndara dhe pavarura ndaj njeri tjetrit, dhe nuk te pyesin ty se kur do bejne detyren e tyre.

Replika e Ramës: 
Arturi, e para une nuk po shaj askend dhe ti s’ke pse prekesh as per llogari te katundit, as per hater te kazanit; e dyta une nuk e di qe ne bashki te kem bere ndonje qejf dhe as qe kur isha une ne bashki pushtetet nuk ishin te ndara; e treta une nuk ikerkoj asnje fryme te gjalle te atij katundi, te me pyesi mua kur e nuk e ben detyren e tij, po une nuk pyes as ata e as ty, kur jap mendimin tim! Dhe e fundit, sipas ligjit shkak-pasoje ashtu sic e kuptoke ti, naltgjatesia ime i drejtohet driteshkurtesise suaj, me urimin qe te zgjatet per te ndricuar pak me shume se kaq, hemisferat e trurit ne majen e saj 

Sigal