Kryeministri Edi Rama pret Presidentin e Austrisë Fischer

531
Sigal

Kryeministri Edi Rama pati sot një takim, me Presidentin e Austrisë Heinz Fischer, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipër Kryeministri Rama i shprehu Presidentit Fischer mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e kahershëm që vendit i tij i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë Kryeministri nënvizoi se Shqipëria e konsideron të veçantë lidhjen me Austrinë dhe qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Shqipëria, u shpreh Kryeministri, ka shumë për të përfituar nga përvoja austriake, sidomos në fushën e dijes.  Në takim u vlerësua se kontaktet e shpeshta mes dy vendeve kanë shërbyer për të identifikuar hapësira të reja jo vetëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, por edhe për të ridimensionuar fushat e mbështetjes dhe të asistencës austriake, me theks prioritar, modernizimin e sistemit arsimor dhe atë shëndetësor Presidenti Fischer vlerësoi se Shqipëria ka arritur shumë në rrugën e saj të integrimit, ka përmbushur kriteret dhe se e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.