Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se qeveria Rama nuk përfaqëson shqiptarët. Kryemadhi i është drejtuar edhe ministres së re së Infrastrukturës dhe ka deklaruar që mos e besojë Ramën se do e marrë në qafë.

Ajo është shprehur më tej që Balluku të mos gënjejë me PPP-në e rrugës Kashar-Thumanë se lekët do i shkojnë “Paktit për Universitetin”.

“Nuk kemi dialog politik pasi nuk e lini opozitën të shprehet. Nuk kemi një Prokurore të Përgjithshme me 84 vota. Këto nuk i doni se nuk ju leverdisin. Shqiptarët presin 300 mijë vendet e punës, presin uljen e energjisë elektrike. Shqiptarëve presin ulje taksash por rriten. Presin legalizime por po iu prishin banesat. Qeveria nuk përfaqëon asnjë. Do doja të falenderoja ata pedagogë dhe studentët që protestuan para këtij njeriu dhe vërtetuan se nuk ka asnjë frikë të protestosh para këtij njeriu. Thojini atij dekanit të Juridikut të mos kërcënojë studentët e Juridikut. Pas atyre studentëve nuk janë partitë politike.

Belinda mos e dëgjo këtë se do të marrë në qafë siç mori më qafë Benin, Gjiknuri. Mos qesh Beni se po flas për lavatriçen e parave. Belinda mos dëgjo këtë kryeministër. Mos gënje se PPP-ja Kashar-Thumanë do ju jepet studentëve. Hiqni konçesionet e Vilma Nushit dhe të oligarkëve.”, u shpreh Kryemadhi.