Një shqiptar dhunon barbarisht dy pronarët e një restoranti në zonën e Bielas, Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se 32-vjeçari kishte shumë arsye që të zemërohej, por e ka tepruar teksa ka ushtruar dhunë ndaj një burri dhe një gruaje, duke i çuar ata në spital. Për pasojë ai është arrestuar nga policia.

Sigal

Shqiptari kishte shkuar në restorant për të marrë paratë që ata ia kishin për t’’ia dhënë. Më herët 32-vjeçari kishte kryer disa punime në objekt, por pronarët italianë refuzojnë që t’ia japin. Si pasojë e kësaj, mes tyre lind një konflikt i nxehtë, që degjeneron në dhunë fizike.