Kryemadhi zgjedh mandatin e Fierit, futet në Kuvend Petrit Vasili

94
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin si deputete në qarkun e Fierit, duke hequr dorë nga Tirana.

Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku specifikon që do të marrë mandatin e Fierit.

Mandati i qarkut të Tiranës i kalon nënkryetarit Petrit Vasili, i cili ishte i treti në listën e LSI-së për kryeqytetin.

Me marrjen e mandatit të Fierit nga Kryemadhi, i hiqet mundësia për të hyrë në Parlament Keidi Mehmetajt.