Kryemadhi: Shqipëria vend i ilirëve jo cirk i klounëve. LSI nuk nënshtrohet përpara asnjë zari

549
LSI ka mbajtur një miting të madh në Tiranë, ku janë prezantuar të gjithë kandidatët për deputetë të kësaj force, krerët e së cilës kanë shprehur bindjen se do të dalë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Kandidatja për deputete, nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se Shqipëria është vendi i ilirëve dhe heronjve jo cirku i klounëve. Ajo tha se vetëm LSI do e kthejë Shqipërinë në rrugën evropiane. Kryemadhi theksoi se LSI nuk do i nënshtrohet asnjë zari.
“LSI forcë e parë. Zemra sa nuk po më del nga kraharori, nga ky entuziazëm, nga kjo atmosferë e jashtëzakonshme. LSI-ja është ajo parti politike që u krijuar 18 vjet më parë, që nuk do të nënshtrohet kurrë përpara asnjë zari të vogël dhe të madh. Ky vend çdo milimetër të tokës së tij e ka të lagur me gjak. Shqipëria është vendi i ilirëve, Teutës, Agronit, Skënderbeut, Ismail Qemalit, i dëshmorëve të luftës NACL, i prindërve e gjyshërve tanë, i heronjve të demokracisë. Shqipëria nuk nuk është cirku i klounëve. Shqipëria është një vend që duhet ta kthejmë në rrugën evropiane. Që Shqipëria të bëhet një vend evropian duhet që LSI të jetë forcë e parë”, tha Kryemadhi.
Sigal