Kryemadhi: Raporti i OSBE-ODHIR për 30 qershorin, më i rëndë se ai i 1996

568
Sigal

-U morëm me kolegjin…
Jo, jo. Sepse asnjë nuk u mor me kolegjin sesi u kërcënua Artur Malaj që i thanë do të të kalojmë vettingun por ti voto kundër opozitës. Votoi Artur Malaj kundër opozitës dhe pastaj e dogjën me vetting.

-Pra znj.Kryemadhi, mos ta kthejmë në debat…
Jo, s’është problemi i debatit. Problemi është i kënd vështrimit. Unë ë shikoj në këtë këndvështrim. Unë e shikoj që sot kam për herë të parë mbas 96 një raport zyrtar ku e tregon qartas që Edi Rama, jo vetëm që ka bërë një proces të paligjshëm, 30 qershorin, kam për herë të parë një raport ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, nuk kam raportin dhe deklaratat e kamikazëve të Edi Ramës që punojnë me rrogë si struktura të Partisë Socialiste në zyrat e OSBE-së por kam një raport me vëzhgues ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR që thotë qartë:
1. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo KQZ-ja.
2. Kam një prokurori e cila vepron në mënyrë të paligjshme.
3. Kam një proces Vetting-u që përdoret kundër gjyqtarëve për të shantazhuar vendime në favor të qeverisë.
4. Kam një KQZ të kthyer në një strukturë politike.
5. Kam një mosregjistrim të paligjshëm të anëtarëve të opozitës në komisionet zgjedhore.
6. Kam një, po them, mungesa e transparencës dhe përdorimi i mediave në shërbim të Edi Ramës.
7. Kam mbi 34 konstatime që në asnjë raport në 30 vite tranzicion nuk janë bërë. Kjo është për herë të parë.
Është tjetër gjë që ne nuk duam t’i lexojmë dhe nuk duam t’i shikojmë dhe është tjetër gjë që ne priremi se duam… “u vra ky”, ka mundësi “të vrasim” ndonjë, sipas opozitës apo sipas mazhorancës ndonjë qytetar shqiptar në protesta? Keni 51 viktima të tërmetit të 26 nëntorit, ku janë 51 viktima të cilët asnjëri edhe sot e kësaj dite, me përjashtim të opozitës dhe të LSI-së akuzon drejtëpërsëdrejtë Edi Ramën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme. A e dini ju që 51 viktima janë vrarë për mosveprim me dashje nga ana e qeverisë? Keni deklaratën e Olta Xhaçkës që thotë: “Qeveria Shqiptare, Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat janë si asnjëherë në 30 vite.”.
Po të shikoni tani nga frika kanë filluar të thonë që janë përgjigjur në kohë, kujt i janë përgjigjur në kohë? I’u përgjigjën në kohë familjes Lala? Që ditën me diell në orën 11 u shemb dhe u vranë fëmijë dhe gra atje? Për dy fadroma që mund të ndihmonin, aty u përgjigjën në kohë? Për të prishur shtëpitë e Unazës së Re kishin 40 fadroma ndërsa për 9 objekte në Durrës nuk kishin as 18 fadroma për t’i ndihmuar njerëzit. Pra, merruni me këtë gjë dhe mos u merrni me aksionin e opozitës. Aksioni i opozitës është shumë i qartë, është jo vetëm sensibilizimi i opinionit por edhe sensibilizim dhe ndërgjegjëzim I mediave sepse sot, kemi një vit që flasim për ligjin e mediave që ai kërkon “Paketën Antishpifje”. Ja ku jemi sot kemi edhe gazetarët në rrugë që protestojnë përballë Parlamentit.