Kryemadhi: Rama ka frikë por shumë shpejt do të ketë drejtësi për të!

911
Sigal

Shumë shpejt do të vijë drejtësia edhe për kryeministrin Edi Rama dhe atë nuk do ta sjellë kryeprokurorja Arta Marku, po populli shqiptar.

Kjo ishte deklarata e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se Rama do të largohet nga revolta e popullit, pasi asnjë qytetar shqiptar nuk do të durojë vjedhjen e kësaj qeverie. Madje Kryemadhi u shpreh se e vetmja pengesë që e ndalon vendin për të hapur negociaat me BE-në, është pikërisht fakti se kryeministër i vendit është Edi Rama.

“Besoj se dhe ju e ndoqët vetë, parlamentarizmi është drejt fundit e kjo për shkak të uzurpimit që Rilindja i ka bërë jo vetëm institucioneve por edhe parlamentarizmit. Rama ka frikë nga përballja me të drejtën. Tashmë koha e drejtësisë po vjen dhe nuk do të vijë nga Art Marku e Donika Prela, por nga populli që smund të lejojë që të pasurit e të inkriminuarit të pasurohen ndërsa populli është në varfëri të plotë.

Nuk besoj se ka njeri që do të durojë që këta ti marrin dhe kafshatën e fundit të gojës. Kur them drejtësinë do ta bëjë populli, është që asnjë shqiptar të hyjë e të prekë fëmijët e tyre.”-tha Kryemadhi.