Kryemadhi: Qëndrimi i Francës, është qëndrim i të gjithë BE

426
Sigal

E ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ të Bejdo Malos në ‘Fax Neës’ kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur mbi qëndrimin e Francës e cila është shprehur kundër hapjes së negociatave. Kryemadhi tha se qëndrimi i Francës është një lojë e BE pasi i gjithë unioni europian është kundër hapjes negociatave por këtë herë përdori Francën për shkak të problematikës që ka ky shtet me azilkërkuesit.

Znj. Kryemadhi, dua ta nis me një lajm të fundit, ku Franca nuk ka pranuar të çelen negociatat me Shqipërinë. Pra, edhe këtë herë ndodhi që Shqipëria dështoi në çeljen e negociatave. Si e përktheni ju skepticizmin e Francës dhe të Presidentit Macron?
Nuk mendoj që është një skepticizëm vetëm i Francës, është një lojë politike që Brukseli e bën gjithmonë. Kanë skepticizëm nga të gjitha vendet e tjera, por duke një vend të caktuar, i cili ka një lloj problematike të caktuar siç është çështja e azilkërkuesve në Francë, ia kanë lënë Francës këtë herë për ta shprehur. Kujtojmë që radhës që kaloi ishte Holanda ajo që e shprehu. Mendoj që është qëndrim i gjithë BE ndaj Shqipërisë dhe nuk mendoj që është qëndrim ndaj popullit shqiptar, më shumë sesa një qëndrim ndaj politikës shqiptare. Sepse politika është ajo e cila ka krijuar kushtet në të cilat ne gjendemi, ka krijuar këtë lloj mungese të funksionimit të shtetit, mungese të besueshmërisë ndaj funksionimit të institucioneve të shtetit, të cilat janë bazat e një shteti.