Kryemadhi publikon videon: Uragani po rritet dita-ditës! Vota për LSI e kthen 25 prillin në dite feste

260
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar videon e takimit në zonën e Laprakës.

Në një postim në Facebook, krahas videos, Kryemadhi shkruan se “uragani i njerëzve që kërkojnë ndryshimin po shtohet dita-ditës”.

Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullsisë.

Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi.