Suplementi Pena Shqiptare/ Bashkim Zahaj: Patronazhistja                     

333
Sigal

Sapo mbarova larjen e dhëmbëve dhe po nxirja furçën nga goja kur ra zilja:

– Alo…patronazhistja jam.

– Po , urdhëro goce,- mezi ju përgjigja.

– Dëgjo këtu, e para zoti shok mos përdor pastën e dhëmbëve të gruas, e dyta je shumë vonë, e treta…

– Një minutë mi goc – u përtypa unë duke u skuqur deri në majë të veshëve.

– S’ka një minutë.- Je parë në pasqyrë ?

– Po, ja atë po bëj…

– Si po more shoku B.Z. A nuk i shef brekët që i ke vesh së prapthi ! Po…..

– Aman mi: ku i pe?

– Dëgjo këtu , do blesh dy kg patate , një pulë dhe vaj…se vjen dreka dhe në majë të gjuhës e ke pyetjen ça do hamë.

– Okej mi patjetër….unë…

– Mos më ndërprit. Dhe leri ato ëndrra që shef natën se le nam, gjithë ky burrë …

– Po mi po! Po një pytje a ta bëj mi se më ngel merak?

– Po, ta bësh shoku B.Z.

– Aman mi po dole këtej nga shtëpia a ta përzë gruan? Se ç’e du mi, kur të kam ty!