Kryemadhi : Prandaj themi 5 prioritete kryesore, për të ndryshuar situatën ekonomike dhe për të pasuruar xhepin e çdo shqiptari

188
Sigal

Në vazhdim të takimit me të rinjtë e Njësisë nr.8, në Tiranë, Kryemadhi foli dhe për investimin që LSI do të bëjë në fushën e arsimit, pas fitimit të zgjedhjeve.

Pjesë nga takimi :

Ana tjetër është taksa 1% për arsimin, që shkon drejtpërdrejtë në investim për të. Aktualisht janë 800 kompani VIP që këtë 1% e çojmë në investim për arsim. Pak më parë isha në një takim me banorët e Njësisë 5 dhe ata më tha që paguajnë për rojet paradite, për kamerat pasdite, paguajnë për ngrohjen, paguajnë për pastruese, edhe pse paguajnë taksën në bashki për arsimin. Pra ky buxhet i cili shkon në duart e 4-5 vetave, ne do ta çojmë drejtpërsëdrejti investim në arsim. Gjithashtu edhe programi “Mëso dhe fito” është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata në janë në shkolla profesionale. Ty Henri të kemi në shkollë ekonomike profesionale. Është shumë e rëndësishme për Henrin, që edhe pse është sot në shkollë të mesme dhe do të aspirojë për të vajtur në shkollë të lartë, duke qenë në kuadrin edhe të punojë për t’u rritur profesionalisht, ndihmon edhe familjen me një pagë, por ndërkohë edhe shkollohet edhe rrit cilësinë e mësimdhënies.
Është një program i drejtpërdrejtë. Ne kemi dalë që po e shpërndajmë për të bashkëbiseduar me ju. Mendojmë që kjo është shumë e rëndësishme. Sot kemi një plan për të përfshirë votuesit për herë të parë, sepse angazhimi i tyre sjell një lloj angazhimi të drejtpërdrejtë tonin politikisht por edhe emocionalisht, sepse në fund të fundit, edhe programi “Nga bebja në bebe” sot duket si absurde për Monikën, por nuk është absurde për ju, sepse shumë shpejt ju do të krijoni familjet tuaja, do të krijoni mundësinë që ky program nuk do të ju ngulisë në mendje që të ikni nga Shqipëria, sepse do thoni që ne e kemi mundësinë për të ndërtuar familjen këtu dhe t’iu garantojmë familjes sonë në të ardhmen sistem arsimor dhe shëndetësor shumë të mirë. Nuk është ndonjë shpikje, nuk e kemi bërë ne. Është një mekanizëm që vë në punë të gjithë këtë sistem, që për hir të së vërtetës është një vizion për të ardhmen.
Por prandaj themi 5 prioritete kryesore, që vijnë me atë që është emergjente, e shpejtë, e menjëhershme, për të ndryshuar situatën ekonomike dhe varfërinë dhe për të pasuruar xhepin e çdo shqiptari. Si dhe vizioni për të ardhmen, për të pasur një vazhdimësi për të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjithë për ju. Sepse në fund të fundit, unë jam e bindur që po të bisedoj me prindërit tuaj, gjëja e parë çfarë kanë: të ardhmen tuaj.