Kryemadhi: Nuk ka pasur asnjë negociatë me Sali Berishën, kemi negociuar me Belind Kelliçin, Flamur Nokën dhe Oerd Bylykbashin

233
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk kanë bërë asnjë negociatë me Sali Berishën. Kështu u shpreh në një intervistë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo tha se negocitat janë bërë nga Endrit Braimllari dhe Petrit Vasili me Belind Këlliçin dhe Flamur Nokën.

A ka ndikuar negociatat që keni zhvilluar me Sali Berishën qenia e tij non grata nga SHBA?

“Nuk ka asnjë negociatë me Sali Berishën. Mos dëgjoni Lulzim Bashën që gënjen nga mëngjesi deri në darkë. Dashuritë e Lulzim Bashës me Gaz bardhin për njëri tjetrin nuk janë dashuri për qytetarët shqiptarë. Nuk ka asnjë negociatë me Sali Berishën. Negociatat janë bërë midis Endrit Braimllarit, Petrit Vasilit, Belindit Këllicit, Flamur Nokës. Flamur Nokës për anën organizative. Belind Këllicit për anën politike që ta marrin dhe ta drejtojnë ata. Me Oerd Bylykbashin është konsultuar për regjistrimin sepse ka të bëjë me kodin zgjedhor.”