Kryemadhi: Në janar, ushtarakët, policët, infermierët do të mbesin pa rroga

553
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha gjatë një interviste për Ora News, se në muajin janar një kategori e caktuar e punonjësve që paguhen nga buxheti i shtetit, do të mbesin pa paga.

-Znj.Kryemadhi përballë gjithë kësaj panorame që ju po bëni, a ka një sjellje më konstruktive, më normale sesa duhet të opozitës? Ka njënonsens për faktin se nga njëra anë themi se është një krizë e thellë politike, ekonomike, përtej kësaj ka njëtentativë  që ju denonconi të qeverisë për të kapur institucionet e drejtësisë. Kemi një konflikt të hapur të Presidentit me qeverinë pikërisht për këtë dhe konkretisht për Gjykatën Kushtetuese…

Nuk mund të them këtë sepse normalisht që mediat dhe njerëz të tjerë të cilët duan të kenë ngjarje politike, do të kërkonin  një konflikt trup më trup të opozitës me mazhorancën. Nuk mendoj që ne jemi në mesjetë apo në kohën e shpatave dhe të shigjetave që duhet të rrëmbejmë armët. Ky është veprimi i fundit që mund të bëjë një popull ndaj një diktature, duke konsumuar të gjitha mjetet demokratike dhe duke konsumuar çdo proces demokratik që ka të bëjë për rivendosjes e rendit kushtetues.

-Ka ende mjete demokratike që duhen konsumuar?

Sigurisht që ka ende mjete demokratike. Ka ende strategji të cilat janë në funksion të veprimeve demokratike ajo që ne mendojmë është që mos mendoni që ushtria që do të përdorë Edi Rama kundër shqiptarëve janë ata që e duan më shumë Ramën. Përkundrazi janë ata që urrejnë më shumë Edi Ramën. Do të shikoni që në janar e gjithë armata e tij e policisë dhe e ushtrisë do të jenë që nuk do kenë mundësi të paguajnë rrogat me ta. Armata e mjekëve dhe infermierë që janë like dhe sharë në Facebook-un e z.Rama apo që janë pjesëtarë të aktiviteteve të z.Rama në bashkëbisedimet e tij me qeverisjen që duan, janë ata që nuk do të paguhen etj kështu me radhë. Pra mos të mendojmë që kemi një situatë ajo që shikojmë mëngjes për mëngjes “Photoof the day” të kryeministrit apo të Rilindjes. Por ajo që është më e rëndësishmja, mjafton të dilni në rrugicat qoftë dhe këtu në Bllok të Tiranës, do të shikoni që ‘Photoof theday’ është mjerimi, varfëria, papunësia, është mungesa e shpresës. Rama  jo vetëm që është i vetëkënaqur por ka një problem tjetër të cilin nuk e zgjidhim dot me mjete politike por me mjete mjekësore, gjë për të cilën duhet një komision shëndetësor për të bërë analizën shëndetësore dhe psikike të tij.