Kryemadhi: Marketi i vogël është për mbijetesë, taksat iu janë rritur në mënyrë stratosferike. Gjatë javës do denoncoj një skemë financiare abuzimi

180
Sigal

Kryemadhi: Marketi i vogël është mbijetesë dhe ndihmon një familje. Në fakt taksat në këto katër vite janë rritur në mënyrë stratosferike. Përsa i përket taksave të pushtetit vendor. Por dhe taksa e energjisë elektrike edhe taksa e pronës.
Shitësi: Ne paguajnë jashtëzakonisht shumë taksa.
Kryemadhi : Unë them që kjo gjë e ka datën e skadencës, 25 prill. Janë 50 ditë që na ndajnë por 50 ditë që ne duhet të punojmë pa fund mëngjes drekë darkë. Çdo gjë që ke këtu ke pjesën e TVHS brenda. Pavarësisht se pjesën më të madhe të mallit që ta sjellin ta sjellin pa kupon tatimor, të thonë po deshe merre, po deshe mos e merr. Por ti si mund ta mbash dyqanin hapur nëse nuk ke asortimentet për ta mbajtur. Por çmimin e TVSH ti që e shet dhe ne që e blejmë e kanë brenda. Problemi është që ai atje koka lart nuk e derdh TVSH. Unë javës tjetër do të tregoj skemën sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.