Kryemadhi: Lulzim Basha i ka rezistuar të gjitha presioneve dhe shantazheve të Edi Ramës

414
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  u shreh se Lulzim Basha i ka rezistuar të gjitha presioneve dhe shantazheve të Edi Ramës.

Pjesë nga intervista

Gazetari: Ju a keni një strategji se si do të shkoni në këto zgjedhje me figura të reja. Vertëtë listat mund të jenë të mbyllura por ju mund t’i para-shpallni që njerëzit të shikojnë që edhe brenda partive tuaja ka ndryshuar diçka dhe a do të shkoni në fushatë elektorale me dosjen e plotë 8 vjeçare të Edi Ramës. Do të ketë amnisti për këto 8 vite, qoftë edhe të pjesshme për Edi Ramën? Për veprat e tij sepse ju keni qenë për 4 vite në pushtet Znj. Kryemadhi, bashkë me atë.

Kryemadhi: Me thënë të drejtën Poli, pyetjet e tua janë jashtëzakonisht të mira, për të më dhënë mua mundësinë për t’u shpjeguar. E para, ajo çfarë thoni ju, është shumë e vërtetë dhe një nga të gjitha qëndresat e forta dhe vendosja e një diktati dhe autoritarizmi të Ramës sot në Shqipëri vjen për shkak se Z. Basha i ka rezistuar të gjitha shantazheve, presioneve, tundimeve të Z. Rama dhe të shërbëtorëve të tij, për t’u ulur në një tavolinë dhe për t’i dhënë amnisti Z. Rama dhe vazhdimsisë të të gjithë pislliqeve dhe marrëveshjeve të tij të pista që vijnë që nga koncensionet e deri më tutje. Kjo është një nga arsyet që edhe mekanizmi dhe makineria e propagandës që të gjithë dashje pa dashje biem viktimë… Edhe unë mërzitëm. Pse unë nuk mërzitem me Z. Basha që i them se është më shumë tolerant se sa duhet? Ose që i them, “Prit o vëlla se ti flet si jurist.”. Unë kam tjetër shkollim, ai ka tjetër shkollim, dikush tjetër ka tjetër shkollim. Tani, kjo është një nga arsyet që kemi një lloj agresiviteti kaq të madh nga grupe të caktuara Brenda dhe jashtë Shqipërisë ndaj opozitës. Pse? Sepse Z. Basha… Unë e kam thënë këtu, edhe rojen e derës, rojen e pallatit, ja ka kërkuar Lulzim Bashës Edi Rama për të takuar dhe nuk e ka takuar. Sigurisht që do ta shantazhojë për amnisti, sepse nuk të fal njeri Poli po nuk pati atë çfarë ka bërë ai. Ne jemi marrë me njerëz kot më kot, njerëz që nuk kanë paguar 10 mijë lekë të vjetra të energjisë elektrike i kemi future në burg dhe kanë vrarë veten. Por sot akoma nuk gjendet recepsionisti i 12 milionë eurove që i ka marrë por as edhe i 30 milionë eurove që po vazhdojnë punimet te Unaza e Re pa projekt pa gjë tjetër. Nuk gjendet recepsionisti, ka humbur.