Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi, skema e pastrimit të parave tek incerenatorët dhe shumë lëvizje të tjera financiare. Nga sot do të firmos kallëzimin në SPAK

149
Sigal

Pra të nderuar qytetarë të Tiranës, ky është vetëm fillimi i një denoncimi të vërtetë që në shumicën e rasteve në fakt është munduar të kalojë; çfarë është kjo? Por në fakt është një skemë e pastër grabitje të taksave, parave të shqiptarëve dhe është një skemë e pastër e një strukture kriminale, e cila jo vetëm grabit paratë e buxhetit të shtetit, qytetarëve të Tiranës, por përkundrazi janë paratë që ne do ti zbardhim në tutje, por kjo është padia e parë që unë do të dorëzoj sot në SPAK për shkeljen ligjore të këtyre individëve që ka ndodhur me këtë incenerator.
Skema e pastrimit të parave që vjen jo vetëm nga inceneratorët, por edhe shumë lëvizje të tjera financiare të cilat janë të dokumentuara, argumentuara dhe do ti ndiqni hap pas hapi. Unë sot ju bëj me dije, sot jo nesër, sot do të firmos padinë drejtuar SPAK dhe kjo është padia e parë dhe nuk do të ndalet, jo deri më 25 prill, por edhe pas 25 prillit, do të keni seri në çdo periudhë kohe. Një kallëzim penal që unë si Monika Ramazan Kryemadhi ja drejtoj SPAK-ut për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjël Agaçi, ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alçi Bllako që sot është drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Mbetjeve Urbane, mos harroni këtë se është ndryshuar. Deri dje e kishim drejtor të Ujësjellësit, ndërsa sot e kemi edhe të Mbetjeve Urbane dhe për komisionin e dhënies me koncesion për projektin e ndërtimin e landfillit, inceneratorit të rehabilimit të vend-depozimit në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Kallëzimi për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Ky është kallëzimi penal i cili është i argumentuar në bazë të të gjithë këtyre dokumentacioneve. Kallëzimet e tjera që do të vijnë janë dokumente të tjera që do të njiheni në vazhdim, që janë shumë më të rënda, por do të fillojnë njëherë me analizën ligjore. Aty ku fillon fija e parë për të shqepur. Në prezencën tuaj po e firmos. Është një padi prej 20 faqesh dhe jam e bindur që nuk do të kenë kohë qytetarët për ta lexuar, por duke parë më pas faktet e tjera dhe duke i shkurtuar pak më shumë materialet për ti bërë prezente, do të shoqërohen me të gjithë këto dokumente që janë mbi 47 file, që janë me mijëra faqe, ku ka socialistë, njerëz të ndershëm të cilët janë të gatshëm të ofrojnë bashkëpunimin edhe ndoshta sepse sistemi i drejtësisë mund ti ketë në zyrën e tij. Megjithatë unë nuk do të ndalem, sepse kjo është ajo që ne përfaqësojmë. Ne duam që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve, ne nuk duam që Shqipëria të jetë shtëpia e rrjepaxhinjve të cilët grabisin dhe rrjepin shqiptarët dhe po i largojnë nga Shqipëria.
Mirë u takofshim së shpejti me fakte, dokumente të tjera që janë më të rënda se sa këto që unë kam shprehur sot. Faleminderit