FOTO/ Kisha dhe shtëpi të shkatërruara, çfarë la pas tërmeti në Greqi

52
Sigal

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter në zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, e cila ishte vetëm pak kilometra larg qytezës së Elasonas.

Mediat lokale raportojnë për shtëpi të dëmtuara dhe të shembura në fshatrat Mesochori dhe Vlachogianni, ku lëkundjet ishin më të forta për shkak të thellësisë së vogël, prej vetëm 10 kilometrash të tërmetit.

Për fat të mirë nuk raportohen dëme në njerëz.

Tërmeti shkaktoi panik tek qytetarët në Larisa dhe Elasona, të cilët u dynden në rrugë, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në qytetet përreth, përfshi edhe Shqipërinë.