Kryemadhi: Kush nuk e njeh LSI të pyesë ata që janë, LSI është një familje e madhe ku tregohet kujdes për familjarët

82

Në një intervistë kryetarja e LSI I bëri thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që të bëhen pjesë e LSI. Për Kryemadhin LSI është një familje e madhe, ku familjarët kujdesen për njëri tjetrin plot me dashuri. Ata që nuk e njohin LSI tha ajo, mjafton të pyesin ata që janë.

1 vit përpara zgjedhjeve. Ku është vendi i LSI-së? Si e mendoni hartën e gjithë partive politike në Shqipëri në këto momente që jemi pothuajse 1 vit para zgjedhjeve?

LSI-ja është në një pozicionim shumë të rëndësishëm në elektorat. Ajo që mendoj unë është që nuk ka rëndësi se ku është LSI-ja në media, nuk ka rëndësi se ku është LSI-ja në debate politike të investuara apo të injektuara nga makina e propagandës së Rilindjes. Di të them që LSI-ja është një nga kontribuesit kryesor të përfundimit të një nga kushteve të para të 15 kushteve te Bashkimit Europian, që është platforma zgjedhore me prezencën e saj në tavolinë me të drejtën e Vetos, gjë që mendoj është një gjë shumë e rëndësishme, ku zoti Vasili ka patur një kontribut të jashtëzakonshëm. Për hir të së vërtetës, kemi patur një bashkëpunim mjaft të ngushtë me Partinë Demokratike, e cila ka qenë jashtëzakonisht e hapur për të krijuar një hapsëirë shumë të madhe për të gjitha partitë të cilat kërkojnë të rreshtohen në frontin opozitar.

Partia Demokratike ka pasur edhe mundësi të tjera….

Kjo është si historia që ju pyesni nëse do të ndodhte kjo apo ajo. Unë bëj llogarit e mia dhe llogaritë e mia janë shumë të drejtpërdrejta për sa i përket atij objektivi që unë kam. Objektivi im është: Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, krijimi i një sistemi që i garanton rinisë shqiptare, burrave dhe grave shqiptar, për të ndërtuar familjet e tyre ketu dhe fëmijët e tyre të shkollohen, të jetojnë, të ndërtojnë bizneset e tyrë në Shqipëri. Është një vend i bekuar nga Zoti, i ka katër stinët e vitit, ka 365 ditë nga këto 300 janë me diell, ka një avantazh gjeografik dhe gjeopolitik, dhe përderisa bëhet një betejë shumë e madhe nga të tërë botët që rrethojnë ballkanin, do të thotë që edhe kemi mbijetuar, edhe që kemi qenë fushëbetejë ballkanike dhe botërore, pra do të thotë që Shqipëria ka një vend të jashtëzakonshëm. Cdo politikë për depopullimin e Shqipërisë është politikë antishqiptare. Unë mendoj që ai që ndjen sot një fije shqiptari brenda shpirtit të tij duhet të flasi, edhe ju me vëllain tuaj që kemi në Amerikë, të kthehet në Shqipëri, të bëj biznesin e tij këtu. Ai ndjen mall, ndjen dashuri sepse e kemi takuar në Amerikë kur kemi qenë dhe kemi biseduar. Ai është një shqiptar dhe është një patriot që do të jetojë në Shqipëri. Pse si mendoni ju, ç’është ndryshimi mes kanioneve të Kolorados me kanionet e Skraparit. Janë 25 km kanione të cilat janë adrenalinë. Cfarë kemi bërë ne me infrastrukturën?! Prandaj kjo është, se është më mirë të ndërtojmë rrugët tona sesa rrugët e botës.
Unë e kam shumë të thjeshtë për ta thën këtë gjë. Nëse dikush nuk ka jetuar, nuk ka punuar apo nuk ka votuar me LSI mjafton ti drejtohet dikujt që ka votuar me LSI dhe ka punuar me LSI dhe do të kuptojë që të jesh pjesë e LSI do të thotë që të jesh pjesë e një familjeje, dhe njerëzit e një familjeje kujdesen shumë për njëri tjetrin. LSI kujdeset për njerëzit e saj dhe LSI-ja jua jep shansin njerëzve të saj. Por problemi ëshë që LSI tani do të dali jashtë njerëzve të saj dhe do t’ia japin shancin të gjithë shqiptarëve sepse ka ardhur koha që shqiptarët të kenë shans për të ecur përpara dhe jo vetëm për të pasur shansin për një vend pune dhe për të marrë një lëmoshë.

Po i keni dëgjuar këto edhe nga Edi Rama që tha do të krijojmë 300 mijë vende pune, por vetëm për Covid-in mbylli 60 mijë biznese dhe 75 mijë vende pune në Tiranë. Ndërsa ajo cfarë unë them është që LSI jua ka dhënë shansin shumë të rinjve dhe të rejave. Dhe çdo i ri dhe e re që ka dëshirë të realizojë ëndrrat e tij apo të saj e gjen veten në LSI. Ne na ka dal nami që i fusim njerëzin në punë dhe e mbajmë fjalën. Kështu që mendoj që slogani ynë më i mirë është që : Takoni ata që kanë jetuar me LSI dhe do ta kuptoni se kush është LSI. Po nuk e provove LSI nuk ke kuptuar parajsën.