Përgjonte studenten me objektin e pazakontë në tualet, vajza e denoncon në polici

348
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, një studente në Angli ka publikuar një video ku tregon sesi zbuloi një kuti metalike brenda së cilës ishte vendosur, i fshehur,  një celular iPhone. Studentja që ka zgjedhur ta tregojë historinë e saj nën emrin Aubrey, edhe pse nuk quhet vërtetë kështu, për të ruajtur anonimitetin, jeton në një ndërtesë bashkë me 15 studentë të tjerë. Ajo zbuloi se një nga djemtë në ndërtesë kishte vendosur telefonin e fshehur për të “përgjuar” atë dhe të tjera që kanë përdorur tualetin. Vajza e cila studion në Universitetin Lincoln u shpreh për mediat se kishte nisur të kishte dyshime pasi vuri re kutinë metalike të vendosur në tualet, kuti e cila kishte një vrimë shumë të vogël në qoshe. Pamjet filmike të publikuara tregojnë momentin kur Aubrey dhe një mik i saj hapin kutinë dhe zbulojnë iPhone-n e fshehur brenda. Të shokuar, ata e raportuan rastin në polici dhe djali që e kishte vënë celularin u arrestua.