Kryemadhi: Kupola e PS e përfshirë në aferën kriminale të inceneratorëve, të bëhen hetime ndërkombëtare

171
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në një emision, komentoi zhvillimet politike në vend.

Kryemadhi theksoi se kupola e PS është e përfshirë në aferën kriminale të inceneratorëve, duke shtuar se duhet që për këtë çështje të bëhen hetime ndërkombëtare.

“Çështjen e inceneratorëve fillimisht e morën me shaka. Kupola e PS është përfshirë në këtë aferë kriminale e korruptive. Duhet edhe hetim ndërkombëtar, se grupi është off shore, sepse nuk dihet nga merren paratë e ku shkojnë.

Është inceneratori në Fier, por edhe në Tiranë, që duhen hetuar si skema, që nuk janë vetëm korruptive, por edhe kriminale. Koka e skemës kriminale të inceneratorëve është kryeministri Edi Rama. Kutia e Pandorës është koka e Ramës, që hap skemën e grupit të organizuar rajonal”, deklaroi Kryemadhi.