Kryebashkiaku Veliaj: Jam besimplotë që në mandatin e dytë e gjithë energjia ime do të përmbushë premtimet që kemi dhënë

405
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë mesazhin e parë pas betimit një ditë më parë për mandatin e dytë. Kryebashkiaku Veliaj shkruan se në këto katër vite u bë shumë për Tiranën e shekullit të ri, me mbështetjen e qeverisë. Sa i takon mandatit të dytë, kryebashkiaku iu premton qytetarëve të Tiranës se e gjithë energjia e tij do të shkojë për përmbushjen e çdo premtimi të dhënë. Erion Veliaj: Në këto 4 vite bashkë me mbështetjen e qeverisë, bëmë shumë për Tiranën e shekullit të ri. Jam besimplotë që në këtë mandat të dytë, e gjithë energjia ime dhe e anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak do të shkojë për përmbushjen e çdo premtimi që kemi dhënë. Bashkë! Edhe pse piku i vapës, ne nuk ndalemi. Ekipi vazhdon punën për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike në rrugën “Mine Peza”. Kryebashkiaku Erion Veliaj zotohet se Teatrit Kombëtar do t’i shtojnë edhe 8.000 metra. Erion Veliaj: Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtojmë edhe 8.000 metra. Tiranës i nevojitet një teatër i ri modern! Materiali me të cilin është ndërtuar teatri, pupuliti i famshëm, i cili është bërë pothuajse një shekull më parë, është provë e qartë e faktit se kjo ndërtesë nuk mund të riparohet apo të rikonstruktohet.