Kriza/ Ligji i turpit në ditë të zezë

185
Sigal

Ndërkohë që 350 mijë fermerë e blejnë naftën me çmimin e tregut, jahtet e bosëve të huaj dhe vendas që janë të regjistruar jashtë Shqipërisë e marrin si ‘dhuratë’ nga shteti me 50 lekë. Shqiptarët në krizë, ARRSH do t’i japë oligarkëve 42 miliard lekë për “batakçinjtë” e tenderave të rrugëve

Në një periudhë kur populli shqiptar po vuan literalisht për bukën e gojës, teksa kjo e fundit ka kapur çmimet 120-140 Lekë, Rama shpalos Paketën e Rezistencës Sociale duke e mjaftuar popullin me 30 mijë lekë për 3 muaj. Por çfarë ndodh ndërkohë nga ana tjetër me paratë e Buxhetit të Shtetit?!Pikërisht 6 ditë më parë, më 11 Mars, titullari i ARRSH Evis Berberi, vartësi i Belinda Ballukut ka hapur 11 tendera me vlerë totale mbi 30,3 MLD Lekë pa TVSH. Tenderat nisin nga vlera më modeste prej 127 Milionë Lekësh e deri në 21 Miliard Lekë!

Tenderi i fundit që është shpallur nga ARRSH është ai i ndërtimit të rrugës Korçë-Ersekë Loti 2 me vler mbi 21 Miliard Lekë.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar po hedh përpjetë para syve të oligarkëve të ndërtimit paratë e taksave të shqiptarëve të varfër. Do mjaftonte anulimi i këtyre tenderave të Berberit dhe ndihma sociale për të prekurit nga rritja e çmimeve të mos ishte në vleftën qesharake prej 30 mijë lekësh të vjetra.

Pritet të shihen se kush do jenë oligarkët përfitues të parave tona në këtë situatë ku shteti merr paratë e popullit, ua shpërndan oligarkëve dhe të varfërit i rimburson me shumë qesharake prej 30 mijë lekësh. Goxha skemë sociale ndihmëse nga qeveria Rama. Por populli do të rezistojë dhe ka një listë me arsye pse duhet të protesojë kundër kësaj qeverie oligarkie!

Ligji i turpit në ditë të zezë, jahtet e bosëve të huaj e blejnë naftën me 50 lekë/litri, 350 mijë fermerë me çmim tregu

Kryeministrit  nuk i intereson sa milion Euro humbet shteti më këtë ligj, por i interesojnë vetëm disa fotografi e video me jahte luksoze që futen në Shqipëri për furnizim me naftë e shkarkim mbetjesh; të cilat i publikon në FB, si gjoja preferencë për turizmin shqiptar nga sheikët, miliarderët dhe turistët VIP të botës. Kryeministri Edi Rama vazhdon e quan “Turp”, protestën që po bëhet për heqjen e taksave të karburanteve, me të cilat ka dyfishuar çmimet e zhvat qytetarët, pa dhënë asnjë sqarim se ku përdoren të ardhurat prej tyre.Në fakt, turp është shitja e naftës me 50 lekë/litri për jahtet e bosëve të huaj, të cilët gjatë udhëtimeve turistike, kthehen në Sarandë, derdhin mbetjet në bregdetin tonë, mbushin depozitat me naftë të lirë dhe largohen pa paguar asnjë taksë.

Qeveria ka krijuar një zonë të lirë doganore portuale, vetëm për furnizimin jahteve e mjeteve të huaja lundruese turistike me këtë çmim simbolik, duke e justifikuar me imazhin promovues që ato gjoja krijojnë për turizmin shqiptar.Sepse kështu ka vendosur Edi Rama, duke favorizuar bosët dhe sheikët e trafikantët me jahte luksoze, të cilët nuk harxhojnë as 1 cent në Shqipëri, por zhvasin taksat e shqiptarëve, nëpërmjet blerjes së karburanteve me çmim sa 25% të tregut.Kryeministrit Rama, nuk i intereson sa milion Euro humbet shteti më këtë ligj, por i interesojnë vetëm disa fotografi e video me jahte luksoze që futen në Shqipëri për furnizim me naftë e shkarkim mbetjesh; të cilat i publikon në FB, si gjoja preferencë për turizmin shqiptar nga sheikët, miliarderët dhe turistët VIP të botësKy është jo vetëm turp, por edhe vjedhje nëpërmjet favorizimit  të pasanikëve huaj, të cilët nuk kanë asnjë ndikim në ekonominë e vendit tonë, përkundrazi mund të jenë të njohur e klientë të kryeministrit Rama, që vijnë enkas për naftë të lire sipas pamflet.Humbja që pëson buxheti i shtetit nga ky pazar është e madhe, mbasi para rritjes së çmimit të naftës, qeveria u falte jahteve të huaja 145 lekë të reja për litër, kurse me çmimin aktual u fal 163 lekë të reja  për litër.Ndërsa fermerët e Shqipërisë, vazhdojnë e blejnë naftë me 100% të çmimit në tregun e lirë, paçka se kryeministri bën propagandë sikur ua rimburson e shet me 84 lekë/litri.Këtë çmim e përfitojnë vetëm 56 mijë fermerë, nga 20 litra deri 100 litra në vit, ndërsa 350 mijë fermerë, grumbullues e përpunues produktesh agro-blegtorale, vazhdojnë e blejnë me çmim tregu, mbasi Rama ka vendosur qëllimisht disa kritere që i përjashton nga rimbursimi.

Rruga Kardhiq-Delvinë ‘gallabëron’ edhe 12 mln. euro fonde të tjera  

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë Loti 8, që parashikon sistemimin dhe rivitalizimin e Skarpateve.Fondi limit i parashikuar për këtë tender është 1.44 miliardë lekë, ose rreth 12 milionë euro. Sipas dokumenteve të tenderit, kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 8 muaj. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 15 prill.Qëllimi i projektit në fjalë është mbrojtja, rivitalizimi dhe stabilizimi i skarpateve në gërmime dhe në mbushje për rrugën e re nga Ura e Kardhiqit deri në Delvinë.Punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, rreth 14 vite më parë, ende janë larg përfundimit, kurse kostot e punimeve po rriten vazhdimisht pasi financimet e buxhetit të shtetit po shkojnë për shtesa të punimeve.Nga tabelat e Ministrisë së Financave, në buxhetin afatmesëm kosto fillestare e lotëve që po kryhen punime ishte 5.2 miliardë lekë, por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29 për qind, duke shkuar nga 5,2 miliardë lekë në 6.7 miliardë lekë.Rruga Kardhiq -Delvinë e është e kategorisë B me dy korsi më gjerësi që varion nga 10 në 17 metër. Ky aks synon të shkurtojë distancën ndërmjet Tiranës dhe Sarandës, duke shmangur Qafën e Muzinës. Rruga e cila u konceptua për nxitjen e turizmit kryesisht u kthye në një sagë pa fund dhe kosto të pallogaritshme për taksapaguesit.Qeveria ka njoftuar si afat për përfundimin total të punimeve në rrugë datën 7 gusht të vitit 2022, por në buxhetin afatmesëm ky aks do të financohet deri në vitin 2024.