Kristi Kananllari , LSI Korçë : Dvorani i Korçës po përballet me shkatërrimin e bujqësisë. Te rinjtë të pa shpresë. 25 Prill merr fund kjo politikë shkatërruese.

458
Sigal

Njësia Administrative Mollaj edhe pse një nga njësitë më të rëndësishme në Qarkun e Korçës, është lënë në harresë!

Njësia Mollaj është orientuar drejt zhvillimit te ekonomisë bujqësore në sektorin e agrokulturës. Por për shkak të politikave klienteliste, mungesës së subvencioneve dhe mungesës së vullnetit politik per zbatimin e reformave ligjore në përmirësimin e situatës në këtë sektor; kjo njësi po përballet me problematika të shumta.

Banorët e zonës, duke e vlerësuar si të vetmen mundësi punësimi për tu kujdesur për familjet e tyre; përballen sot me vështirësi në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, zhvillimin dhe investimin në teknologji dhe gjetjen e tregut për t’i shitur ato.

Kjo sepse politikat qeverisëse shtetërore i kanë përjashtuar nga skemat e subvencioneve.

Përkatësisht në fshatin Dvoran, por edhe në disa fshatra të tjerë që janë pjesë e njësisë, ato janë inekzistente.

Situata e krijuar është pasojë e mashtrimeve te Rilindjes, premtime të gënjeshtërta që synonin rregullimin e territorit përmes dhënies së pronësisë së tokës, premtime qe nuk u realizuan kurre.

Politikat qeverisëse selektive dhe në mungese te vullnetit per të përmirësuar gjendjen në këtë sektor; aktualisht, e kanë çuar situatën deri në falimentimin e një pjese të konsiderueshme fermerësh, duke ulur nivelin e ekonomisë familjare, duke rritur zinxhirin e papunësisë e duke nxitur emigracionin.

Sektori i bujqësisë; është ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të rajonit. Sot ka nevojë për mbështetje me anën e politikave që nxitin dhe zhvillojnë disiplina të ndryshme. Për rrjedhojë zhvillim teknologjik, mbështetje financiare duke krijuar mundësi jo vetëm rritjen e ekonomive familjare por dhe mundësi për hapjen e vëndeve të reja të punës