Pas takimit në presidencë deklaron Meta : Në këtë vit, me sfida të reja, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet

243
Sigal

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim, Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina dhe delegacionin që e shoqëronte, pjesë e takimit ka qenë dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

 

“Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet” – shprehet Meta.

 

“Një takim i ngrohtë me Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, z.Zef Morina dhe delegacionin, që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, z.Nard Ndoka.

Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane.” – tha Meta në postimin e tij në Facebook.