Kristaq Kume: Ndryshimet kushtetutese të bëhen me dakordësinë e të gjitha palëve, Kuvendi nuk mund të vendosë kushte

436
Sigal

sh-kryetari i Komisionit Zgjedhor, Kristaq Kume, i ftuar në një studio televizve ka komentuar edhe nismën e ndërmarrë nga Rama për të ndryshuar Kushtetutën për koalicionet zgjedhore, gjë që është kundërshtuar fort nga opozita dhe opinioni ndërkombëtar që kërkojnë të respektohet marrëveshja e 5 qershorit e arritur midis palëve.

Sipas Kumes, nëse do të ketë një ndryshim të Kushtetutës duhet të bëhet me dakordësinë e të gjitha palëve, ndryshe do të kemi një kthim pas në shumë procese.

‘Përpara se të shkojmë deri të zgjedhjet, ajo që duhet të na shqetësojë më shumë është çfarë do bëhet dhe si do të sillet klasa jonë politike me detyrën që ka marrë përsipër, siç është mirërregullimi i legjislacionit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.

Bashkë kemi diskutuar edhe një vit më parë edhe për problemet me të cilat jemi përballuar, që në vlerësimin tonë ka qenë të shkaktuara nga legjislacioni zgjedhor.

Është koha që ne duhet të angazhohemi për të mirërregulluar legjislacionin tonë.

Kjo është kjo një kthesë e cila ka nisur të marrë rrugë që kur palët u morën vesh për të ngritur Këshillin Politik.

Dhe ku përfundoi me marrëveshjen e 5 qershorit, ku të gjitha ndryshimet që duhet të bëheshin në kodin zgjedhor duhet të ishin në funksion të pasqyrimit të këshillave të OSBE-ODHIR, ku palët u dukën të kënaqura.

Ku u ra dakord në Këshill dhe realizuan një produkt që do të kalonte në Parlamentin e Shqipërisë për t’u miratuar pa ndryshime në të.

Por që në fund të këtij dokumenti, palët nuk gjetën dakordësi për ndryshimin e sistemit.

Palët e katërta që e firmosën, kam parasysh opozitën jashtëparlamentare u shprehën se puna e këtij Këshilli nuk përfundon këtu, por do të vazhdonte me ligjin për partitë politike, për referendumet etj.

Qe do të thotë që produkti i parë i punës duhet të kalojë në Kuvend  dhe jo të bëhet Kuvendi pengesa duke vendosur kushte, me çështje që janë në tavolinën e Këshillit Politik, dhe që janë aty për zgjidhje.

Ku dhe maxhoranca është shprehur ‘unë jam dakord, por unë do ta them fjalën e fundit’.

Dhe sot ka thënë që ne do ta trajtojmë këtë kur të vijë fjala e fundit.

Kjo ka të bëjë me faktin që një proces i nisur me dakordësinë e palëve, nuk mund të përballet me një situatë si kjo, ku janë gjasat që me sjellje të tilla politike të kthehemi në pikën zero, që nuk është as normale, as e pritshme as e dëshirueshme nga ne.

Sepse mos harrojmë, ky proces zgjedhor është ndryshe nga të parët.

Sot ne jemi në kushte. i gjithë procesi bëhet në mënyrë atipike, dhe si i tillë është shumë i thyeshëm, për të mos harruar, që bëhet fjalë për të ndërhyrë në kushtetutë.

Dhe ndërhyja në Kushtetutë duhet të bëhet me dakordësinë e të gjithëve, pasi në të kundërt do të kemi rikthim pas në probleme të vjetra’