Kristaq Kume: Basha mban peng vulën. Zgjedhjet duhet të administrohen nga qytetarë të pa politizuar

139
Sigal

Kemi përdorur teknologjinë e komisionit në zgjedhjet e kaluara që të vëzhgohen online të gjithë komisionerët në procesin e votimit, por mesa duket edhe kjo nuk mjafton pasi komisionerët duan t’i zëvendësojnë me votim elektronik pasi partitë politike nuk besojnë te procesi, as te vetja e tyre dhe po marrim një palë të tretë që të na administrojë procesin.

 Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume është shprehur se votimi elektronik është si pasojë e mos aftësisë tonë që të menaxhojmë një proces të drejtë dhe transparent e për pasojë është dashur ndërhyrja e inteligjencës.

“Për mua nuk është se nuk ka kohë, por nuk ka para, por mbi të gjitha nuk ka vullnet. Në qoftëse ato që deklarojnë partitë politike kur janë me njëra tjetrën do ta formalizojnë edhe me vendimmarrje gjithçka bëhet. Për mua këtu ja vlen që të bëhet diskutimi se çfarë përfiton qytetari dhe demokracia në vendin tonë në rast se teknologjia e informacionit do të përdoret në të gjithë proceset zgjedhore kështu siç është pilotuar në zgjedhjet e bashkisë në Vorë.

Sipas meje do të ishte shumë më efektive që ne të punonin për të krijuar bindje dhe sjellje në funksion të plotësimit të asaj që na e kërkon ligji sesa të kërkojë atë që nuk e bëjmë dot vetë të na e bëj teknologjia e informacionit. Këtu unë i referohem historisë së përdorimit të kësaj teknologjie. Këtu tek ne, kjo histori ka filluar kohë më parë në fotografimin të votës gjatë procesit të numërimit, që nuk ka dhënë një efekt të madh pasi sjellja e pjesëmarrësve në zgjedhje nuk ka ndryshuar pasi është anatemuar procesi zgjedhor.

Kemi përdorur teknologjinë e komisionit në zgjedhjet e kaluara që të vëzhgohen online të gjithë komisionerët në procesin e votimit, por mesa duket edhe kjo nuk mjafton pasi komisionerët duan t’i zëvendësojnë me votim elektronik pasi partitë politike nuk besojnë te procesi, as te vetja e tyre dhe po marrim një palë të tretë që të na administrojë procesin.

Një ndër rrugët që është me shumë pak kosto, që i shërben procesit do të ishte heqja dorë e administrimit të procesit e anëtarëve të partive politike dhe të zëvendësohen nga qytetarë të pa politizuar.

Celibashi është shprehur se mund të ndodhemi përballë situatës që PD të mos të jetë pjesë e procesit zgjedhor, këtë e tha duke tërhequr vëmendjen për ta parë në sy problemin si qëndron. Nëse grupi rithemelimit ku është shumica absolute të mos marrë pjesë dhe sipas tij ai i ka bërë thirrje gjykatës të marrë një vendim sa më të shpejtë. Minoranca  e PD po vepron në interes personal të tyre dhe jo në interes të demokratëve. Ky prononcim është për të krijuar kusht që të zhvillohet  një proces normal. Nëse ajo gjykatë nuk është e aftë që ta dërgojë deri në fund këtë vendim duhet që të dy grupet duhet të bashkëpunojnë dhe të gjejnë një pikë kompromisi që të futen më një parti të bashkuar në zgjedhje.

Problemi nuk është i vështirë, por ka një të panjohur, i cili gjykata nuk po bën atë që duhet, por edhe lidershipi formal në letër, Basha,që ky problem të mos zgjidhjet si duhet dhe në interes të qytetarëve”.