Kreu i Shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi: Potencialet e Shqipërisë nuk po shfrytëzohen në maksimum

499
Për të dytin vit radhazi Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë ka mbledhur aktorët kryesorë të qeverisë, biznesit dhe diplomacisë për një bashkëpunim të tyre në thithjen e investimeve dhe nxitjen e punësimit përmes diplomacisë ekonomike. Kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi kërkoi shfrytëzim të potencialeve reale që ka Shqipëria për të rritur punësimin duke garantuar kontributin e shoqatës që ai drejton në këtë proces. Ylli Ndroqi tha ndwr tw tjera se “një rol kyç në zhvillimin e diplomacisë ekonomike kanë dhe konsujt e nderit të cilët janë katalizatorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe të tregut të punës. Zhvillimi i duhur i tregut të punës në Shqipëri ka nëvojë për mbështetje të gjithëanshme ndaj ju falenderoj edhe njëherë për pjesëmarrjen tuaj në këtë diskutim. Shpresoj të vendosim bashkëpunime konkrete për të ardhmen për fuqizimin e diplomacisë ekonomike të konsujve të nderit, për një kontribut më të mirë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha për atë që Shqipëria sot ka më shumë nevojë, punësimi”. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj e konsideroi partneritetin me Shoqatën e Konsujve si prioritar dhe me rëndësi për thithjen e investimeve të huaja. Ahmetaj numëroi në këtë tryezë reformat e qeverisë me synim rritjen ekonomike dhe punësimin, duke veçuar aksionin kundër informalitetit që ka rezultuar tek biznesi i madh me një deklarim shtesë të qarkullimit ekonomik prej 50 për qind. Minisitri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi lëshoi alarmin për mungesën e punonjësve të kualifikuar, shkak për të cilin tha ai mbeten bosh 10 mijë vende pune vetëm në institucionet në varësi të ministrisë së tij. Ai iu drejtua konsujve të nderit me 2 kërkesa: “Te kemi një marrëveshje të nënshkruar me shoqatën tuaj për të pasur mundësinë që bashkëpunimi që realizojmë apo pikat ku ne bashkohemi në këtë marrëveshje të përbashkët të jenë gjera publike, të jenë të monitoruara, por të jenë edhe si një udhërrëfyes në punën tonë të përbashkët. Mundësia që ju mund të jepni me njohjet që keni, por edhe me përpjekjet tuaja individuale për të pasur mundësinë që shkollat profesionale të jenë shkolla të modeleve të caktuara nga vendet që ju përfaqësoni”. I pranishëm në tryzë ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman, i cili kërkoi përmirësim të infrastrukturës nga Shqipëria, nëse kërkon të rritë invetimet e huaja në vend. Në tryezë ishte edhe ambasadori i Bullgarisë, përfaqësues të komunitetit të bizensit dhe të institucionevee dhanë opinionet e tyre, mbi rrugën që duhet të ndjeke Shqipëria, për të shëruar këtë plagë të mirëqënies sociale, punësimin.
Sigal