Kreu i PD në Pogradec jep dorëheqjen

508
Pas vendimit të kryesisë së partisë për të bërë zgjedhje të brendshme në atë zonë, sot ka dhënë dorëheqjen kreu i degës së PD në Pogradec, Renato Peza. Peza u shpreh se është i fyer nga vendimi i kryesisë për të bërë zgjedhje, duke argumentuar se në zgjedhjet lokale 2015 PD doli fituese. “Situata mbas zgjedhjeve të 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e kryetarit të Bashkisë si kandidat nga PD-ja solli një transformim brenda strukturave të PD-së. Anëtarë të kryesisë, kryetarë grup seksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë, duke filluar nga kryetari i Bashkisë, sekretari i degës, kryetarët e grup seksioneve, të cilët njëkohësisht u emëruan edhe administratorë!”, shkruan Renato Peza.
Sigal