KQZ-ja e Denar Bibës, celulë partiake kundër Kushtetutës

568
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Denar Biba dhe 3 anëtarët e tjerë të KQZ-së, vërtet janë përfaqësuesit e PS-së, por në KQZ ata duhet të repektojnë Ligjin, Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe jo mbi Ligjin, Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor të vendosin parësore interesat partiake. Të shtunën kryetari i KQZ-së kishte thirrur KQZ-në që të diskutonin kërkesat e partive politike, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për zgjedhjet vendore të 13 tetorit. Ligji, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e detyrojnë Denar Bibën, si zëvendëskryetari i KQZ-së dhe 3 anëtarët e KQZ-së që të jenë të pranishëm. Detyrimisht, në respekt të Ligjit, ata duhet të ishin në mbledhjen e KQZ-së. Mirëpo, Denar Biba si zëvendëskryetar i KQZ-së dhe 3 anëtarët e KQZ-së nuk denjuar të marrin pjesë në mbledhjen e KQZ-së, sepse ata në KQZ janë kamikazë partiakë të PS-së dhe në KQZ ata zbatojnë verbasi çdo urdhër që marrin nga PS-ja. Denar Biba dhe 3 anëtarët e KQZ-së shkelën në mënyrë flagrante Kodin Zgjedhor, derisa pas 27 ditësh, publikuan zyrtarisht rezultatin e votimit të 30 qershorit. Duke shkelur në mënyrë flagrante Denar Biba si zëvendëskryetar i KQZ-së ndryshoi 3 herë rresht  rezultatin zgjedhor të 30 qershorit, atë dita, pasi u mbyllën votimet. Denar Biba dhe 3 anëtarët e KQZ-së, duke shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, morrën vendim që të mos njohin dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, sepse mbi Ligjin dhe Kushtetutën, Denari vuri interesin e Partisë. Denar Biba, me puç partiak, mori atributet e Gjykatës Kushtetutese, derisa “gjykoi” dekretin e Presidentit të Republikës për procesin zgjedhor, kur, ndërkohë Kodi Zgjedhor i përcakton qartë kompetencat kushtetuese të KQZ-së, që në çdo rast, zbaton verbërisht vetëm dekretet e Presidentit të Republikës për procesin zgjedhor.

Kjo KQZ me Denar Bibën dhe 3 anëtarët e tjerë, nuk mund të jetë më KQZ-ja që mund të administrojë proces zgjedhor normal, të paanshëm, në respekt të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës, derisa në shumë raste, në mënyrë flagrante ata shkelin Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për t’u shërbyer interesave të partisë së tyre.

Kjo sjellje antiligjore në mënyrë të përsëritur e Denar Bibës si zvkryetari i KQZ-së dhe i 3 anëtarëve të tjerë, dëshmon qartazi se Reforma Zgjedhore, së pari duhet të departizojë, të depolitizojë KQZ-së dhe gjithë administratën zgjedhore, që partitë të mos manipulojnë procesin zgjedhor nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në KQZ. Vetëm një administratë zgjedhore dhe një KQZ pa Denar Biba, e departizuar, e depolitizuar mund të jetë garanci për proces zgjedhor të paanshëm, të pandikuar nga partitë politike, të pamundur që të manipulohet nga interesat partiake dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme