KQZ, ditën e mërkur zhvillon mbledhjen me këtë rend dite

450
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 26.12.2018, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1.    Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-ve, KQV-ve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

2.    Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve), për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendin e Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

3.    Për miratimin e strukturës organike dhe strukturën e pagave , të punonjësve me kohë jo të plotë pune, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.