KQZ, certifikon rezultatin e zgjedhjeve, nisin ankimimet

173
Sigal

Flet Ledio Braho, anëtar i KAS: Nëse është tjetërsuar vullneti i votuesve, do të ketë vendimmarrje. Ja si do të procedojnë partitë në KAS për votat e pavlefshme dhe pretendimet. LSI dhe VV depozitojnë ankimet, ndërsa PD ende e pavendosur. Basha deklaron se do vazhdojmë betejën në Parlament, ndërsa deputetët e sapo zgjedhur bëjnë thirrje për mosnjohje të zgjedhjeve dhe protesta në të gjithë vendin

 

/Gazeta TELEGRAF

Si do të procedojnë partitë në KAS për votat e pavlefshme dhe pretendimet

Ledio Braho anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka shpjeguar mbrëmjen e djeshme, se si do të procedohet në KAS me pretendimet që partitë politike kanë me rezultatin. Ledio Braho: Duhet të kemi parasysh që për çdo qark është një vendimmarrje më vete e komisionerit të KQZ. Pra çdo qark mund të ankimohet më vete. Dhe numërimi fillon nga dita e sotme deri ditën e hënë. Pra, të gjitha subjektet zgjedhore të gjitha pretendimet, që kanë për procesin zgjedhor, do t’i ngrejnë deri ditën e hënë. Ankimimet i drejtohen KQZ dhe organit përkatës, që i shqyrton ankimet dhe më pas do të jetë KAS që do të marrë në shqyrtim gjithë procedurat edhe të provueshmërisë. Më fakt historiku tregon që jo vetëm KAS, por kudo ka pasur presione të tilla.

Por unë mund të flas për vetë, unë di të them, që do të kem frikë vetëm nga ligji. Këtu varet nga pretendimet do që do ngrejnë subjektet zgjedhore. Unë nuk dua të paragjykoj faktin se s’do numërohet çdo fletë të pavledhshme apo do numërohen disa fletë të pavlefshme, por partitë e opozitës, kanë kërkuar nga KQZ regjistrimin e çdo tavoline mbi numrin e votave në çdo KZAZ. E kanë idenë në lidhje me rezultatin dhe ti ballafaqojnë ato me procesverbalet. Kudo që ka pretendime. Ne jemi të gatshëm që t’i shqyrtojnë të gjithë rastet, dhe nëse do konstatohet që është tjetërsuar vullneti nëpërmjet fletëve të votimit sigurisht që do ketë një vendimarrje.