KQZ: 4 maji, afati i regjistrimit të kandidatëve, fushata nis më 22 maj

438
TIRANE – Deri më 4 maj partitë politike duhet të kenë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Zëdhënësja e institucionit të vetëm për administrimin e zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj, tha se ora 18:00 e 4 majit është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve dhe të listave shumëemërore të partive politike për Këshillat bashkiak. 
Deri në atë kohë forcat politike duhet të kenë zyrtarizuar të gjithë kandidatët e tyre për zgjedhjet e 21 qershorit. 
Pavarësisht se kandidatët e kanë nisur fushatën e tyre duke u prezantuar para elektoratit, Hoxhaj tha se nisja zyrtare e fushatës është data 22 maj.
Sigal