Kosova ndërpret ritet fetare, Hoti: Dy skenare për pandeminë…

288
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti deklaroi pasditen e sotme se do të shkohet drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe pse nuk e shprehur që kjo gjendje është shpallur tani, Hoti tha se do të merren një sërë masash të shumta në lidhje me kontrollin e pandemisë. Në konferencën e tij, Hoti është shprehur se gjatë pasdites së sotme do të votohen masat e reja, të cilat kanë vënë në angazhim të gjithë qeverinë. Gjithashtu edhe policia dhe FSK-ja do të jetë në gatishmëri. ‘Në javët e fundit kemi marrë masa për shtimin e kapaciteteve dhe përgatitjen e të ardhmes për këtë pandemi. Duke dhënë kapacitet për këtë pandemi. Procedura për teste të covid dhe terapi për këtë pandemi. Jemi gati në limite të kapaciteteve shëndetësore. Në dy tre ditët e fundit kemi rishqyrtuar dy skenare. Zbatim shumë rigoroz të masave dhe masa të reja. Dhe Skenari i dyte është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Po ndërtojmë një strategji mediale. Sapo kemi kryer mbledhjen e këshillit të sigurisë. Ka një pajtueshmëri që të ecim me skenarin e parë me masa shtese dhe me rigorozitet të plotë. Duke mos e përjashtuar fillimin e procedurave të gjendjes së jashtëzakonshme. Do të shkojmë përpara, një listë të gjatë të masave shtesë të propozuar. 9.2 milion euro masë për blere të nevojshme. Policia është angazhuar për planin për bashkëpunim. Do të vejmë shtretër shtesë nëse do të ketë nevoja. Jemi dakorduar që të aktivizojmë qendrën e situatave për këshillin e sigurisë. Masat shtesë do të jenë më shumë rigorozitet.’ ‘Do të ndalohen ritet fetare, dhe grumbullimet e tjera. Kërkoj mirëkuptimin e besimtarëve deri në një moment të dytë’ tha Hoti.