Koronavirusi/ Vasili: Situata po përmisohet, të ruhet vigjilenca e plotë e masave parandaluese

404
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një reagim në rrjete sociale ka bërë me dije se situata lidhur me koronavirusin sa vjen dhe po përmisohet. Ndër të tjera ai shprehet se  duhet të ruhet gadishmëria e plotë dhe serioziteti në drejtim të masave parandaluese.

“Situata në Kinë lidhur me coronavirusin drejt përmirsimit të qëndrueshëm duke pasur në dy ditët e fundit minimumin e rasteve të reja.Deri tani jane kuruar me sukses të plotë
36 872 raste të pacienteve me coronavirus nëpër botë nga rastet e mbyllura që ishin gjithsej 39741.Raste aktive aktualisht në botë rreth 44166 nga të cilët forma të buta janë 36075.Gadishulli i Ballkanit më numër rastesh minimale.Shqipëria deri me tani asnjë rast.Të ruhet gadishmëria dhe vigjilenca e plotë si dhe serioziteti maksimal në drejtim të masave parandaluese.Asnjë arsye me bazë shkencore për panik.Mbështetje e plotë punonjsve të shëndetit publik në terren”, -shkruan Petrit Vasili.