Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD, Spaho insiston: Patjetër referendum për ‘plehrat’

465
Partia Demokratike është e vendosur për të mbajtur një referendum popullor për çështjen e importit të mbetjeve, pavarësisht se sot Konferenca e Kryetarëve e rrëzoi kërkesën e saj për ta futur në seancën e nesërme të Kuvendit. 
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho, deklaroi pas mbledhjes se PD-ja do të ushtrojë presion për të mbajtur referendum për çështjen e importit të mbetjeve dhe do të fillojë duke plotësuar mangësitë teknike që bënë që kërkesa e saj të refuzohej nga mazhoranca. 
“Kjo kërkesë, – tha Spaho, – është zvarritur me qëllim nga mazhoranca, por ne insistojmë që kërkesa të futet në rendin e ditës së Kuvendit madje që në seancën e nesërme. Mazhoranca e rrëzoi duke u kapur pas disa elementëve teknikë, por ne do t’i plotësojmë mangësitë teknike dhe do të ushtrojmë presion që këtë referendum ta kryejmë, sepse është e drejtë që buron nga Kushtetuta, që forca jonë politike të kërkojë mbajtjen e tij, por edhe të drejtë e qytetarëve që të shprehen për të ardhmen e tyre.”
Sigal