Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt në Tiranë. Gjatë fjalës së tij ai teksa përmendi disa punë që i quajti të mira dhe të kryera nga diplomat të ndryshëm, gjeti momentin të flasë për paketën e re të ndihmës që BE do të jap për Ballkanin Perëndimor.Dihet që vendi ynë është vënë në shënjestër të akuzava të BE për fondet e alokuara prej tyre për disa sektor, duke nisur nga ato të IPARD për bujqësinë. Ndërkohë Rama në fjalën e tij tha se kjo paketë do të ndihmojë Shqipërinë për një performancë të re. Ne, tha Rama, duhet me patjetër që të ngjitemi në një nivel të ri me BE dhe kjo vlen edhe për ambasadorët që duhet të bëjnë të njëjtën gjë.Rama tha se BE ka hartuar një politikë të re financiare për të gjithë rajonin, që shkon përtej sistemit të mbështetjes me fondet IPA.Sipas Ramës, kjo do të përmirësojë performancën dhe rrit konvergjencën ekonomike me BE.Më tej ai shtoi se kjo i hap rrugën edhe integrimit gradual të vendit në hapësirrën ekonomike dhe tregut të përbashkët evropian.Më tej Rama foli si një mundësi që kjo krijon për rajonin dhe konkretisht për vendin tonë. Ai e quajti një qasje të re dhe se kjo sipas tij përputh interesat mes aleatëve.Plani i ri i rritjes është tani në dorën tonë, -tha Rama dhe së bashku me partnerët në Bruksel vendi është në një moment sistemimi të të gjitha hapave.“ Pa na e kërkuar askush, ne kemi nisur një proces të ri përmes një synimi ambicioz për të lançuar një dallgë të re reformash, duke u organizuar në Kuvendin e Shqipërisë me komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen. I solla këto dy shembuj për të demonstruar faktin se tani prej kohësh ne nuk jemi statik në pozicionimin dhe në qasjen ndaj marrëdhënieve tona ndërkombëtare dhe rezultat i qëndrimit të vazhdueshëm dinamik është edhe fakti i marrjes nga Shqipëria të përgjegjësive të rëndësishme në arenën ndërkombëtare duke nisur nga kryesimi i procesit të Berlinit.Duke vazhduar me Samitin e BE bën Ballkanin Perëndimor që për herë të parë u mbajt në Tiranë dhe më tej me hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë që tani është një realitet i prekshëm dhe viti I parë akademik i kolegjit është në fillimin e tij pasi është bërë dhe seleksionimi i studentëve nga të gjitha vendet e Evropës.Në vitin 2017 do të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s. Këto nuk mund të imagjinoheshin deri disa vite më parë. Kemi pasur dhe kryesimin e OSBE”, -tha Rama.