Kompozitori Edmond Zhulali: Mirënjohje Presidentit Meta për akordimin me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” 

466

Edmond Zhulali iu akordua titulli i larte “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” nga Presidenti Meta. Zhulali shpreh mirënjohjen e pakushtëzuar ndaj Presidentit.

Kompozitori shkruan: Nje falenderim dhe mirenjohje per Presidentin e Republikes zotin Ilir Meta i cili me akordoi titullin e larte “Kalores i Urdhrit Te Skenderbeut”  ne nje ceremoni te organizuar ne qytetin e Peshkopise me motivacionin: “Per kontributin e tij te shquar ne muziken shqiptare si kompozitor,orkestrues,producent muzikor dhe drejtues i instiucioneve dhe ngjarjeve muzikore ne nivel kombetar e nderkombetar; per levrimin dhe rritjen e cilesise se kenges popullore nga te gjitha trevat e Shqiperise vecanerisht asaj dibrane,si dhe per ndihmesen e spikatur muzikore ne lartesimin e luftes per çlirimin e Kosoves”.