Aktori i madh i humorit Behar Mera nderohet me titullin “Mjeshtri i Madh”

116
Presidenti Meta dekoron ne Diber Behar Meren

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar  në Dibër artistin dhe  komendianin  që me humorin e tij ka qeshur mijëra fytyra, Behar Mera.

Aktori i humorit ka falenderuar Presidentin Meta dhe të gjithë shqiptarët për nderimin me titullin “Mjeshtri i Madh”.

“Miqte e mi, falenderoj perzemersisht te gjithe shqipetaret qe me duartrokitjet dhe mbeshtetjen e tyre me dhane force e deshire te qendroj per vite me rradhe ne skene! Falenderoj te gjithe ato te cilet referuan emrin tim per te me nderuar me kete titull! Falenderoj presidentin e Shqiperise per dashamiresine kundrejt figures time artistike, si dhe Dibren time per dashurine qe me ka dhuruar cdo here! Titulli ,”Mjeshtri i Madh” nuk eshte gjithshka per mua, por eshte simboli qe mban brenda vitet e punes time, sakrificave, mundimit, pasionit, dashurine e publikut e te gjithe keto falenderime qe permenda me lart! Ju jam mirenjohes! BEHAR MERA”, shkruan ai.